Operacioni “Çelësi”, konfiskohen 135 kg marihuanë

Aktuale

Operacioni “Çelësi”, konfiskohen 135 kg marihuanë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 14:19
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Policia e Kosovës përmes operacionit policor “Çelësi” ka arritur të shkatërrojë një grup të organizuar të trafikimit me narkotik dhe të konfiskojë një sasi prej 135 kilogramëve narkotik të llojit marihuanë.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarë të lartë të policisë thanë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve janë ndalur si të dyshuar.

Kapiteni i drejtorisë së antidrogës, Reshat Murseli, tha se më 11 shtator policia ka zbatuar planin taktik operativ në rrugën Gjilan-Ferizaj në fshatin Bibaj, duke kontrolluar një depo në të cilën bëhet grumbullimi dhe transportimi i mallrave për në shtetet perëndimore dhe anasjelltas, nën dyshimin se në brendësi të mobilieve mund të ketë të kamufluar sasi të narkotikëve.

Murseli: Kemi hasur në dyer të cilat në brendi kanë pasur substanca narkotike

“Gjatë kontrollit të depos të bërë nga ana e hetuesve policorë janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollit të njërës prej tyre brendësia e saj ka rezultuar të jetë e mbushur me sasi të narkotikëve të llojit marihuanë. Është njoftuar prokurori i shtetit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, i cili ka prezantuar edhe në vendin e ngjarjes. Me urdhër të tij pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga krim teknika rajonale janë konfiskuar gjithsej 40 dyer të dyshuara dhe pas ekzaminimit të tyre nga ana e forenzikës ka rezultuar që të gjitha dyert të jenë të mbushura me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Dyert ishin të mbështjella me karton të trashë dhe në dukje ishte një derë reale, ndërsa brendësia ishte e mbushur me marihuanë”, tha Murseli.

Po ashtu, Murseli bëri të ditur se prejardhja e narkotikëve ka ardhur nga Shqipëria dhe se destinim ka pasur Zvicrën.

Murseli: Narkotikët kanë ardhur nga Shqipëria

“Prejardhja e narkotikut është nga vendet fqinje, gjegjësisht nga Shqipëria dhe në Kosovë ka arritur në forma të ndryshme të panjohura për momentin. Destinimi final sipas hetimeve të bëra deri tani dyshohet të jenë vendet e BE-së, gjegjësisht Zvicra. Pas procedimit final të provave materiale nga ana e krim teknikës rajonale rezulton që secila derë të ketë peshën e afërsisht 3.4 kilogramë për copë, të sasisë së narkotikëve brenda tyre. Sasia totale arrin 135 kilogramë”, tha ai.

Operacioni policor “Çelësi” është realizuar më datën 11 dhe 12 shtator të këtij viti.

Operacioni “Çelësi”, konfiskohen 135 kg marihuanë 

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, me ç’rast janë konfiskuar 135 kg marihuanë dhe një armë.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyerë dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli.

***

Policia e Kosovës organizon  konferencë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike, ku është konfiskuar  një sasie e konsiderueshme e lëndëve narkotikeve.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat