Kancelarja Merkel uron Haradinajn

Aktuale

Kancelarja Merkel uron Haradinajn

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:59
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

Kancelarja e Republikës  Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj. 

Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:

I nderuari Zoti Kryeministër,
Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses.

Me nderime, 
Angela Merkel, 
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat