Hoti, përfaqësueses së BE-së: LDK s’do të lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese

Aktuale

Hoti, përfaqësueses së BE-së: LDK s’do të lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese

Nga: BOTA SOT Më: 14 shtator 2017 Në ora: 16:50
Pamje nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka takuar Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në takim u bisedua për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, njofton komunikata, përcjell Bota sot.

Hoti e falënderoi Eichhorst për bashkëpunimin në tri vitet e fundit në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Hoti e siguroi Eichhorst se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës. Ai theksoi se si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat