Ja pse Haradinaj nuk po e shkarkon Rikalon

Aktuale

Ja pse Haradinaj nuk po e shkarkon Rikalon

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:20
Ramush Haradinaj

Analisti politik Agron Demi i ka kujtuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj veprimet  për të shkarkuar ish ministrin Aleksandër Jabllanoviqi.

Demi ka thënë se ish kryeministri Isa Mustafa e kishte shkarku ministrin e tij, se ka pas mjaft vota në Kuvend, Haradinaj nuk mund ta bëj një veprim të tillë ngase vetë qeveria e tij varet nga Nenad Rikalo.

Postimi i plotë:                                                                       

A ka qenë më i rëndë veprimi i Jabllanoviq, kur i ka fy nënat gjakovare, apo veprimet e Nenadit, i cili ka torturu qytetarë gjatë viteve '90?

Për rikujtim, për fyerjet e Jabllanoviq, AAK u kishte prirë protestave, Haradinaj i ka kërkuar personalisht Jabllanoviqit të kërkoj falje, AAK ka thirrë në interpelancë ish-Kryeministrin Mustafa për deklaratat e Jabllanoviqit, deputetët e AAK e kanë quajt fashist...

Është hipokrizi me thanë se po i gjuhen padrejtësisht me kritika qeverisë Haradinaj, kur tri vite më parë e njejta parti e ka qu peshë vendin për deklaratën fyese të Jabllanoviq.

Mustafa e ka shkarku ministrin e tij, se ka pas mjaft vota në Kuvend, Haradinaj nuk mund ta bëj një veprim të tillë ngase vetë qeveria e tij varet nga Nenadi.

Ky është shembulli klasik i "justifikimit moral" që e përdor krahu i luftës: Isa Mustafa nuk ka luftu edhe duhet me shkarku Jabllanoviqin se na ka fy; na kemi luftu edhe nuk është kurgjo me qeverisë me ish-milic që kanë shpërnda dajak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat