“Shpërthen” publicistja Berisha: Ramush turp duhet t'ju vijë, kërko falje nga shqiptarët!

Aktuale

“Shpërthen” publicistja Berisha: Ramush turp duhet t'ju vijë, kërko falje nga shqiptarët!

Nga: BOTA SOT Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:28
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar lidhur me dyshimet se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, ka keqtrajtuar shqiptarët e Prishtinës gjatë vitit 1999. Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se Haradinaj duhet të jetë në “gjendje të rëndë psikike nëse mendon se bëhet “lufta e Tretë Botërore” në rast se e largon Rikalon nga Qeveria, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se Haradinaj duhet të largojë ministrin serb nga Qeveria dhe duhet të kërkojë falje për “mërzinë” dhe “akuzat” se “shqiptarët kanë gënjyer në rastin e Rikalos”.

Më poshtë shkrimi i saj i plotë:

Shqiptarët po rrejnë a?

Duhet të jetë në gjendje të rëndë psikike nëse Kryeministri vërtetë mendon se po u hoq nga qeveria ministri serb i bujqësisë, i akuzuar nga popullata si paramilitar i beretave të kuqe që ka maltretuar shqiptarët, bëhet luftë qytetare apo kërcet lufta e Tretë Botërore.

Kaq i 'madh' të duket vetja dhe ministri yt Nenad Rikalo, sa dëshmitarët shqiptarë i paragjykoni se po luajnë 'lojë të flliqtë' kundër ministrit serb, pa e vërtetuar a po 'luajnë lojë të flliqtë'.

A e pritëm edhe këtë ditë që vet komandantët shqiptarë të luftës të dyshojnë në sinqeritetin e dëshmitarëve shqiptarë dhe t'i mohojnë krimet e paramilitarëve serbë ndaj shqiptarëve!

Çfarë këshilltari paranojak i Kryeministrit është ai që del e përdorë shprehjen 'Casus Belli' për ministrin serb Nenad Rikalo.

Pse po kujton Kryeministri se Nenad Rikalo mund të bëhet 'Franz Ferdinandi' i tretë.

'Casus Belli' do të thotë 'akt ose veprim që shfrytëzohet për ta justifikuar luftën', demek 'sebep për luftë'.
'Casus belli' konsiderohet si sulm direkt kundër një kombi .

Ku po e sheh Ramush Haradinaj atë sulm direkt të shqiptarëve kundër Serbisë, apo kundër tij, se vetja i duket 'shtet'!

Fjala është për një serb, prandaj turp duhet t'ju vijë që e përdorni shprehjen 'Casus belli' në mënyrën më injorante të mundshme.

Kur thua 'Casus belli' e ke shpallur luftën.

Kjo shprehje përdoret vetëm kur bëhet fjalë për luftëra të mëdha botërore, siç ishte Lufta e I-rë Botërore; Lufta e II-të Botërore, Lufta kundër terrorizmit; Lufta Qytetare Amerikane, Lufta e Vietnamit, etj.

Nuk përdoret kjo shprehje 'e madhe' dhe e gabuar për një paramilitar serb, i cili menjëherë duhet të largohet nga qeveria. 
Nuk bëhet luftë nëse largohet nga qeveria Nenad Rikalo. Lufta po ndodh vetëm në kokat tuaja.

Në banesën ku kam jetuar para luftës, të gjithë banorët serbë, pa përjashtim, gra, pleq e të rinj kanë qenë të armatosur e paramilitarë (i kemi parë me sy, me pushkë në krahë), të cilët me dhunë na kanë përzënë nga banesat. 
Tash me dalë halli i Muharrem Nitajt e me më thënë mua se 'Unë po rrej a'!

Së paku bukën mos na e prekni me duart e përgjakura.

Largojeni ministrin. Dhe, kërkoni falje që na keni mërzitur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat