Kelmendi, VV-së e LDK-së: Kurrë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni Qeverinë

Aktuale

Kelmendi, VV-së e LDK-së: Kurrë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni Qeverinë

Nga: BOTA SOT Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:50
Gezim Kelmendi

Shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo, e ka kërkuar edhe kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi.

Ky i fundit në një reagim për media, ka thënë se nëse Rikalo vazhdon të mbetet ministër në këtë qeveri, atëherë edhe kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që ky ministër i ka bërë në kohën e Millosheviqit, përcjell Bota sot.

"Ju opozitë VV dhe LDK, nëse nuk shkakrkohet ministri, shkarkojeni qeverinë. Kurrë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni qeverinë. Kjo qeveri nuk i ka të sigurta 61 vota", ka shkruar Kelmendi.

Reagimi i plotë:

Kryetari Kelmendi kërkon shkarkimin e ministrit Rikalo ose rrëzimin e qeverisë

Ose të shkarkohet ministri Nenad Rikalo ose të rrëzohet qeveria !

Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Nenad Rikalo duhet shkarkuar menjeherë.

Mbi të po rëndojnë akuza për torturim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Për krimet e tij po dëshmojnë dhjetëra qytetarë të Kosovës.

Nëse këto dëshmi nuk merren për bazë, atëherë çka duhet që një përson të shpallet fajtor.

Rasti Rikalo është "test" edhe për qeverinë por edhe për opozitën.

Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të tregojnë se më e rëndësishme është jeta dhe dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, se sa karrika dhe pushteti i tyre.

Nëse Nenad Rikalo vazhdon të mbetet ministër në këtë qeveri, atëherë edhe kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që ky ministër i ka bërë në kohën e Millosheviqit.

Kryeministër Haradinaj,

Koalicioni PAN-AKR, 

Vetëvendosje dhe LDK, dëshmoni se e doni popullin dhe Kosovën më shumë se xhepat e juaja.

Ju opozitë VV dhe LDK, nëse nuk shkakrkohet ministri, shkarkojeni qeverinë.

Kurë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni qeverinë. Kjo qeveri nuk i ka të sigurta 61 vota.

Veproni, mos të iu dhimbset "karrika".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat