Mushkolaj: Haradinaj, një kryeministër nervoz

Aktuale

Mushkolaj: Haradinaj, një kryeministër nervoz

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 21:04
Imer Mushkolaj

“Kryeministri Ramush Haradinaj po provon të shuajë zjarrin, por pa e ditur me çfarë mjete dhe çfarë kosto”.

Kështu e pasqyron opinionisti Imer Mushkolaj figurën e kryeministrit në javën e tij të parë të punës në krye të ekzekutivit.

Vizitat e mbrëmjes, Mushkolaj thotë se bëhen më shumë si veprime që i shërbejnë marrëdhënieve me publikun dhe jo se janë gjithaq produktive.

“Shumë lehtë mund t’i fillojë ato vizita në mëngjes”, ka thënë ai në Rubikon.

“Ditët e para është jashtëzakonisht shumë nervoz, e pamë dje edhe në komunikim me gazetaren pasi pritjet e njerëzve janë shumë të mëdha. Ky do të ketë monitorim më shumë çdo kryeministër deri tash sepse këtë e ka arritur duke bërë premtime të mëdha, ka folur fjalë të mëdha. Sikur e ka edhe ai bindjen se të gjithë po presin se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat