Pyetja e Petrit Zogajt që e nervozoi Presidentin Thaçi!

Aktuale

Pyetja e Petrit Zogajt që e nervozoi Presidentin Thaçi!

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 21:20
Zogaj dhe Thaçi

Një pyetje e përcjellur me koment e drejtori të organizatës “Fol” Petrit Zogaj, ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi në tryezën organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, është përcjellur me tensione ndërmjet këtyre dy pjesëmarrësve. Deklarimi i Zogajt, se në disa raste presidenti Thaçi po bën adresime ashtu sikurse të ishte në postin partiak, bëri që Thaçi të ndërhyjë në pyetjen e këtij anëtari të shoqërisë civile duke thënë se puna e tij si kryetar i PDK-së ka përfunduar me marrjen e mandatit të presidentit të vendit.“Në ditën që jam zgjedhur president i vendit, ka përfunduar puna ime si kryetar i partisë, unë përfaqësojë të gjithë qytetarët e vendit”, është shprehur Thaçi.

Pas kësaj replike, ka marrë fjalën sërish Zogaj, fillimisht duke e sqaruar pytjen e tij dhe duke i thënë Thaçit se është duke u ndjerë në siklet pas takimit të parë me presidentin serb Aleksander Vucic.

Por kësaj pyetje, presidenti Thaç fillimisht i është përgjigjur me një shaka duke u kthyer nga organizatori i këtij eventi, Ismet Kryeziu të cilit i tha që po ja jep rolin e gazetarit për të bërë pytje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat