Haxhi Avdyli: Qeveria Haradinaj, më e dobëta që nga pas lufta

Aktuale

Haxhi Avdyli: Qeveria Haradinaj, më e dobëta që nga pas lufta

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 00:15
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka vlerësuar qeverinë e re si më të dobëtën që nga pas lufta.

Sipas tij kjo qeveri ka një strukturë heterogjene mirëpo nuk ka harmoni në mes të pjesëtarëve të saj.

“Qeveri heterogjene në strukture mirëpo nuk ka harmoni në mes të njerëzve të saj. Kemi njerëz nëpër ministri pa përvojë menaxheriale, kemi komandantë të luftës në bashkëqeverisje me paramilitarë, të cilët supozohet që kanë maltretuar disa persona shqiptar. Mëngjesi i kësaj qeverie ka qenë i zymtë” ka thënë Avdyli në një intervistë në Balle Për Balle.

Deputeti Avdyli po e sheh edhe problematik emërimin e Uran Ismajlii në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili, sipas tij, nuk i njeh problemet e shëndetësisë dhe njëkohësisht shpërfaq pazaret politike të kësaj qeverie.

“Njëra nga hallkat më të dobëta të kësaj qeverie është emërimi i Uran Ismajlit, që është anonim, që nuk i njeh për së afërmi problemet e shëndetësisë. Nëse ka staf të kualifikuar, ata do t’ia kryejnë punët, ndërsa Ismajli do të jete aty vetëm për ndonjë tender. Ka pasur njerëz tjerë të duhur që mund të ishin në krye të kësaj ministrie. Kjo tregon që në këtë qeveri nuk ka profesionalizëm mirëpo pazare politike” deklaroi Haxhi Avdyli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat