“Kryeministër si arrite t’i marrësh informacionet se Rikalo nuk ka kryer krime, apo vetëm trillime për pushtet?”

Aktuale

“Kryeministër si arrite t’i marrësh informacionet se Rikalo nuk ka kryer krime, apo vetëm trillime për pushtet?”

Nga: Bota sot Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:02
Ramush Haradinaj dhe Nenad Rikalo

Opinionisti Islam Fejzullahu ka komentuar rrëfimet e banorëve të Prishtinës për torturimet dhe rrahjet që ka bërë ministri serb Nenad Rikalo gjatë luftës.

Ai ka thënë se presidenti e kryeministri po përdorin strategji për të qëndruar në pushtet, përcjell Bota sot.

Fejzullahu pyet kryeministrin se si arriti që pa u bërë 24 orë arriti të sigurojë informacione nga AKI, prokuroria e policia se ai nuk ka kryer krime.

Shkrimi i tij i plotë:

Sulmi është mbrojtja ma e mirë

Gjithmonë ka qenë strategji në çdo pikëpamje për tu mbrojtur duhet të sulmosh!

Udhëheqja e institucioneve të Kosovës duke filluar nga presidenti, kryeministri e deri edhe tek ata tani të rangut të dytë (aludojmë ne ish udhëheqës politik e deputet) janë duke përdorur strategji të hatashme për të mbijetuar në pushtet?

Akuzat e presidentit pse opinioni i përgjithshëm kritikoi sjelljen e deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës qenka racizëm, marrja nën mbrojtje e të dyshuarit për keqtrajtim si paramilitar i ministrit serb në qeverinë e Kosovës dëshmojnë më së miri se si këta pushtetarë tentojnë t’i mbijetojnë pushtetit dhe të qeverisin?

Do e pyesja presidentin çka nënkupton ai me fjalën racizëm? Por edhe kryeministrin si arriti të sigurojë pa kaluar plot 24 orë të gjitha informacionet nga institucionet relevante; AKI, prokurori, polici se nuk paska pasur as akuza e as hetim kundër kryeministrit të dyshuar?

Me këtë po mundohen të dëshmojnë se këto personalitete trillojnë gjithçka për të mbetur në pushtet. Lexova shumë opinione se si nuk kanë turp apo nuk turpërohen nga qëndrime të tilla?

Mendoj se ata nuk e kuptojnë as çka është turpi, të tillëve iu intereson pushteti pavarësisht çmimit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat