Haxhiu: Haradinaj ka ndryshuar qëndrimin për "Zajednicën"

Aktuale

Haxhiu: Haradinaj ka ndryshuar qëndrimin për "Zajednicën"

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:10
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka kujtuar kryeministrit të ri Ramush Haradinajt nënshkrimin e peticionit kundër  Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se Haradinaj ka ndryshuar qëndrimin për "Zajednicen" dhe se mbetet të shihen kërkesat e Beogradit e që janë pranuar nga Haradinaj, Veseli e Thaçi.

Postimi i plotë:

Është e vërtetë që Haradinaj ka ndryshuar qëndrim për "Zajednicen" ndryshe nuk do të merrte votat e Listes serbe. Mbetet të shohim se edhe çka tjetër i është premtuar Vuqiqit apo cilat janë kërkesat e Beogradit e që janë pranuar nga Haradinaj, Veseli e Thaçi.

Kur Haradinaj flet për demarkacionin e "Zajednicen", gjithnjë ta mbajë në mend peticionin e mbi 200 mijë nënshkrimeve kundër këtyre dy projekteve të dëmshme! Këto marrëveshje të dëmshme nuk e kanë legjitimitetin popullor pra peticioni në çdo rrethanë mbetet valid!

Nëse Haradinaj për qëllime të ndryshme ka hequr nga mendja peticionin, një kopje e dërgojmë edhe te ai!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat