LDK do të thërras kryeministrin në interpelancë për "rastin Rikalo”

Aktuale

LDK do të thërras kryeministrin në interpelancë për "rastin Rikalo”

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:21
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha sot se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret, Kushtetutën dhe praktikat demokratike, duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar.

Hoti nuk la pa përmendur edhe akuzat për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, që sipas banorëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë, gjatë luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve.  

Ai tha se ministri Rikalo duhet të shkarkohet në të kundërtën kryeministri Haradinaj do të përballet me veprimet demokratike, ndërsa shtoi se e kanë pranuar me shqetësim se nuk ka informacione për Rikalon lidhur me veprimet e tij gjatë luftës. 

Hoti theksoi se GP i LDK me forma demokratike, e  jo me dhunë do të punojë për respektimin e Kushtetutës, ku pritet të thërrasë në interpelancë kryeministrin Haradinaj për rastin Rikalo.

Hoti: Do të thërrasim në dy interpelanca kryeministrin Haradinaj

“Ne do të kujdesimi që të mbrojmë lirinë qytetare, për të drejtat dhe Kushtetutën e Kosovës. Grupi Parlamentar i LDK-së do të përdorë të gjitha format demokratike, por jo format e dhunës që i ka përdorë partia e kryeministrit aktual dhe një pjesë e opozitës. Mirëpo, do të ketë forma demokratike për të siguruar ligjshmërinë dhe Kushtetutën në këtë vend. E para është se ne do të thërrasim në interpelancë kryeministrin për akuzat e shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë dhe ne do të thërrasim prapë kryeministrin në interpelancë për të sqaruar para deputetëve dhe para qytetarëve të vendit, se çfarë do të punojë Ministria e Zhvillimit Rajonal, çfarë do të bëjë ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë”, tha shefi i GP të LDK-së.

Hoti tha se kryeministri duhet të japë përgjigje për akuzat ndaj ministrit Rikallo. Sipas tij, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e akuzave, ky ministër duhet të shkarkohet menjëherë, në të kundërtën kryeministri Haradinaj do të përballet me të gjitha format demokratike të kundërshtimit.

Hoti: Haradinaj duhet ta shkarkojë menjëherë ministrin Rikallo

“Ajo që është më skandaloze, është akuza që tash është ngritur për njërin nga anëtarët e qeverisë Haradinaj për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo. Duke pasur ndjeshmërinë e këtyre akuzave ky ministër duhet të shkarkohet menjëherë dhe i bëjmë kërkesë që të shkarkohet menjëherë. Në të kundërtën Haradinaj do të përballet me të gjitha format demokratike të kundërshtimit. E them me keq ardhje të thellë për qeverinë vendit tim se është bërë zgjatim i Qeverisë së Beogradit në Kosovë. Është krijuar me pazare të ulëta politike duke iu dhënë pushtet personave që personalisht pretendohet se janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet ndaj popullit të Kosovës”, tha Hoti.

Ai tha se Grupi Parlamentar i LDK-së do të ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda Kuvendit të Kosovës për të ndaluar shkeljet që Veseli po i bën rregullores të punës të Kuvendit.

Hoti theksoi se Veseli në seancën e parë e ka shkelur Rregulloren e Punës të Kuvendit, nenin 50.5, ku theksohet, se “mocioni për ta mbyllur debatin shqyrtohet vetëm nga kryetarët e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë”.

Sipas tij, kreu i Kuvendit e ka shkelur këtë nen duke mos e nxjerr menjëherë në votim mocionin e opozitës. Hoti tha se është një precedent i rrezikshëm për demokracinë kur vetë shumica parlamentare kërkon të mos debatohet me rastin e votimit të Qeverisë.  

***

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha sot se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar.

Hoti tha se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve, ndërsa sipas tij një deputet ka kërcënuar një gazetar me jetë, duke aluduar në raportimin se deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka kërcënuar me jetë gazetarin e Insajderit Vehbi Kajtazi.

 Hoti nuk la pa përmendur edhe akuzat për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, që sipas banorëve të lagjes “Dardania” gjatë luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve.

 Hoti tha se ministri duhet të shkarkohet në të kundërtën Haradinaj do të përballet me veprimet demokratike ndërsa shtoi se e kanë pranuar me shqetësim se nuk ka informacione për Rikalon lidhur me veprimet e tij gjatë luftës.

  “GP i LDK me forma demokratike, e  jo me dhunë do të punojë  për respektimin e Kushtetutës. Ne  do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo”, tha Hoti.

Java e parë e Qeverisë, LDK mban konferencë

Grupi i LDK-së sot do të mbajë konferencë në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo konferencë ka të bëjë me shkeljet e praktikave demokratike nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë në javën e parë të funksionimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat