Fol: Në tre mujorin e dytë kishte më shumë lëndë të zgjedhura për korrupsion

Aktuale

Fol: Në tre mujorin e dytë kishte më shumë lëndë të zgjedhura për korrupsion

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:29
Jeton Zylfaj

Lëvizja “Fol”, ka prezantuar sot raportin për performancën e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit për periudhën janar –mars të këtij viti.

Në këtë raport që u prezantua nga Jeton Zylfaj matjet janë bërë me individë, ndërsa norma e zgjidhjes së lëndëve është tregues i performancës së punës së Prokurorive . Bazuar në performancën e treguar  për tre mujorin e parë të vitit 2017-të , del se prokuroria ka punuar efektivash mbi nivelin qindpërqidn në nivelin qendror. Norma për tre mujorin e parë të këtij viti sipas këtij raporti është 112 përqind.

Zylfaj: Për janar-mars janë zgjidhur 112 përqind të lëndëve

“Kanë qenë 1 mijë e 151 persona të bartur nga viti i kaluar në lëndët kundër korrupsion . Janë pranua 203 persona vetëm gjatë tre mujorit janar- mars duke bërë që gjithsej në punë të jenë 1 mijë e 354 persona janë zgjidh të themi ose janë trajtuar nga prokuroria 288 persona  . Po flasim për informata të cilat janë kthyer në kallëzime penale. Dhe janë bartur në tre mujorin pasues 1 mijë 126 persona. Fluksi i lëndëve për prill-qershor , e kemi periudhën e dytë ku kemi 1 mijë e 88 persona të bartur nga tre mujorshi i parë 160 lënde të reja. lëndë në punë 1 mijë 243 , lëndë të zgjidhura ose persona 271 persona dhe të betuar për tre mujorin e ardhshëm 972. Norma e zgjidhjes mënyra se si prokuroria ka përformuar në nivel vendi në periudhën janar-mars  është në nivelin 112 përqind dhe në prill-qershor me 169 përiqnd. “, tha Zylfaj.

Sipas tij, performanca e tre mujorit të dytë është shumë më e mirë se ajo e  tre mujorit të parë të këtij viti.

Zylfaj: Në tre mujorin e parë kishte performancë më të dobët

“Performanca e prillit dhe qershorit është  shumë më e mirë se sa ajo e janarit dhe e marsit. Norma e qarkullimit na tregon se sa lëndë Prokuroria qarkullon brenda asaj periudhe sa është kapaciteti i saj për me i trajtua lëndët. E shohim që në janar –mars ka punuar me një intensitet shumë më të ulët se sa në prill dhe qershor. Kjo përkthehet në numrin e ditëve ku për janar mars për intensitetin e punës prokuroria kish më marrë 450 ditë në trajtimin e një personi. Ndërkaq me intensitetin e prilli dhe qershorit me 333 ditë.  Indeksi i lëndëve të grumbulluara sipas intensitetit të punës për janar edhe mars ehte 5.0 dhe në prill qershor 4.0 . Përformanca e ranguar në tre mujorin e dytë është shumë më e mirë se sa e ajo e janarit edhe marsit”, tha Zylfaj.

Ndërsa sipas tij, nga rezultatet ka dalë se Prishtina ka pasur përqindje shumë më të vogël të zgjidhjes së lëndëve për Prokuroritë Themelore dhe Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat