Kanadaja e interesuar të investojë në sektorin minerar të Kosovës

Aktuale

Kanadaja e interesuar të investojë në sektorin minerar të Kosovës

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:31
Daniel Maksymiuk dhe Behgjet Pacolli

Ministri Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, Daniel Maksymiuk.

Ministri Pacolli e falënderoi ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja po i ofron shtetit të Kosovës.

Me këtë rast, ai falënderoi posaçërisht përkrahjen e qeverisë kanadeze në procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë. 

“Vlerësoj mbështetjen e Kanadasë në proceset e shtetndërtimit, konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe përshpejtimit të proceseve të integrimeve euroatlantike për Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Në takim është diskutuar edhe për investimet kanadeze në Kosovë për të cilat ambasadori Maksymiuk theksoi se kompani të shumta nga shteti i tij, janë të interesuara për mundësitë e investimeve në Kosovë në sektorin minerar me qëllim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Në këtë aspekt, ministri Pacolli dhe ambasadori Maksymiuk u dakorduan edhe për mundësitë krijimit të mundësive të reja ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë për promovimin e investimeve si dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat