Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin për kryetar të Gjykatës Supreme

Aktuale

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin për kryetar të Gjykatës Supreme

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi dhe Enver Peci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin.

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.

Presidenti Thaçi e uroi kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroi atij përkrahje institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat