Zeka kërkon shkarkimin e ministrit serb, flet dhe për informacionin e AKI-së për Rikalon

Aktuale

Zeka kërkon shkarkimin e ministrit serb, flet dhe për informacionin e AKI-së për Rikalon

Nga: Bota sot Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:00
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka, ka thënë se ministri serb, Nenad Rikalo duhet të hetohet dhe të shkarkohet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se AKI i ka thënë kryeministrit Haradinaj se “ministri është i pastër”, por vetë AKI e ka lëshuar informacionin për të, përcjell Bota sot.

Zeka po ashtu thotë se Beogradi po mundohet të shkaktojë turbullira deri tek një luftë qytetare.

Postimi i plotë:

Ministri serb duhet hetuar, dhe shkarkuar

Lajmi qe doli, se ministri serb, ne Qeverine Haradinaj, ka qene i veshur si paramilitar, eshte lajm shume i rende.
Akoma me i rende eshte lajmi se ai ka maltretu kojshite shqipetare.
Lajm shume i rende eshte ai se, ky minister paska qene kater vite ne Bordin e Sorosit, me Shpend Ahmetin, Blerim Shalen, Jeta Xharren, Ilir Deden, Muhamet Mustafen, e shume te tjere.

I ndodhur perpara nje skandali te tille, kryeministri Haradinaj u fut ne kurthe nga segmentet e policise, dhe te AKI-se, te cilet, ne njeren ane e leshuan kete informacion, ne anen tjeter i thane kryeministrit se "ministri eshte i paster"!

Zyrtari i larte i AKR-se, Rrahim Pacolli, i cili e pa informacionin, ishte i pari qe kerkoi shkarkimin e ministrit. A do duhej te njoftohej kryeministri para se lajmi te publikohej, sigurisht qe po.

Nje gje po duket shume, shume çarte: Beogradi, permes mashave te veta ne Kosove, po mundohet jo vetem ta rrexojne qeverine e porsaformuar, po edhe te shkaktojne turbullira, mundesisht deri tek ndonje lufte qytetare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat