Valdete Daka flet për Nenad Rikalo

Aktuale

Valdete Daka flet për Nenad Rikalo

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:19
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka flet për herë të parë për ish anëtarin e këtij komisioni, tashmë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo.

E para e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni Nenad Rikalo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Daka, thotë se është për keqardhje nëse këto akuza janë të vërteta.

Ajo, thotë per arbresh se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.

Ndryshe, dy ditë më parë media ka publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet. Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat