Haradinaj dhe Daka bisedojnë për zgjedhjet lokale

Aktuale

Haradinaj dhe Daka bisedojnë për zgjedhjet lokale

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:50
Valdete Daka dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

Daka e ka siguruar kryeministrin Haradinaj se përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat