Gërxhaliu: Autopsia për vdekjet e dyshimta do të marrë kohë

Aktuale

Gërxhaliu: Autopsia për vdekjet e dyshimta do të marrë kohë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:24
Departamenti i Mjekësisë Ligjore

Autopsia e dy nga trupave që kanë vdekur në rrethana të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare ditë më parë ka përfunduar.

Në ndërkohë që pritet që të përfundojë edhe autopsia e trupit të tretë.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë poashtu se sa i përket rezultatit të analizave, do të duhet goxha kohë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Instituti i Mjekësisë Ligjore gjatë ditës së sotme ka bërë zhvarrosjen e kufomave, në mënyrë që përmes autopsisë të konstatohet shkaku i vdekjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat