Sheholli: Prokuroria ka filluar të merret me çështjen e ministrit Rikalo

Aktuale

Sheholli: Prokuroria ka filluar të merret me çështjen e ministrit Rikalo

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:33
Nenad Rikalo

Prokuroria ka filluar të merret me çështjen e ministrit Nenad Rikalo pas disa akuzave që i janë bërë nga disa shqiptarë në Prishtinë se ai gjatë kohës së luftës i ka maltretuar dhe rrahur ata.

Këtë informacion e ka dhënë Fatmir Sheholli, njohës i zhvillimeve brenda komuniteti serb në Kosovë, në Info Magazine.

“Prokuroria dje ka filluar të merret me këtë çështje dhe mirë që ka filluar”, pohoi Sheholli.

“Nenad Rikalo duhet vet që të dalë dhe të rregullohet kjo çështje dhe të dihet e vërteta në mënyrë absolute”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat