Krasniqi: Komisioni të cilin Haradinaj e shkarkoi, ishte pa mandat

Aktuale

Krasniqi: Komisioni të cilin Haradinaj e shkarkoi, ishte pa mandat

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:37
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar shkarkimin e Komisionit për matjen e territorit nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Sipas Krasniqit, ky komision ka qenë pa mandat dhe anëtarëve të tij, iu ka skaduar mandati.

“Komisioni ka qenë pa mandat. Anëtarëve të Komisionit nga ajo sa e di unë atyre iu ka skaduar mandati dhe është e drejta e Qeverisë që të zgjedhë anëtarët e Komisionit”, tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri në emisionin “Fakt Plus”, ku shtoi se do të bëhet një punë e duhur për të përfundur procesin e ratifikimit të demarkacionit, i cili sipas tij, po lë pa viza qytetarët e Kosovës.

“Do të bëhet një punë e duhur për ta finalizuar procesin e demarkacionit që fatkeqësisht na ka lënë të izoluar mos kryerja e tij. Pra si kushtëzim për liberalizim të vizave”, tha Krasniqi.

Me shkarkimin e këtij komisioni është emruar Komisioni i ri për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, kryesues i të cilit është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat