Thaçi pret Pacollin, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Aktuale

Thaçi pret Pacollin, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Nga: BOTA SOT Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:26
Takimi Thaçi-Pacolli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re.

Në këtë takim është biseduar për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dinamizmin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Për të gjitha këto kam besim të plotë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me zëvendëskryeministrin e parë, Pacolli”, ka thënë presidenti.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat