Ministrja Reshitaj e përkushtuar në zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades

Aktuale

Ministrja Reshitaj e përkushtuar në zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 20:31
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj në takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj diskutuan mbi prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë në veçanti, sa i përket politikave të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pjesë e takimit ishte edhe diskutimi për zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades, me ç’rast Haradinaj falenderoi Ministren për angazhimin dhe perkushtimin e saj maksimal në trajtimin efikas të kerkesave të qytetarëve dhe gjetjen e zgjidhjes konform të gjitha kornizave ligjore.

Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj është zotuar që me politikat zhvillimore që do të ndjekë, me zbatimin në afat rekord të vendimeve e projekteve konform dispozitave ligjore do të arrijmë që në Kosovë të kemi një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve, shtimin e hapësirave të gjelberta, rritjen e cilësisë së ajrit si dhe një planifikim të duhur hapësinor. ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat