Xhavit Haliti thotë se ishte kundër prishjes së koalicionit me LDK-në

Aktuale

Xhavit Haliti thotë se ishte kundër prishjes së koalicionit me LDK-në

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 22:31
Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës, bllokon vendimet atëherë ajo do ta bllokojë vetën.

“Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton vendimet për qytetarë”, tha Haliti sot (e enjte) në emisionin “n’Kuvend”, të moderatorit Zejdush Kastrati në Radio Televizionit të Kosovës.

Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur edhe për demarkacionit, por nuk ka precizuar se si do të shkohet në zgjidhje, pasi që sipas tij kjo i takon qeverisë së Kosovës.

“Nëse ka hapësirë dhe interes palët do të negociojnë në këtë rast. Deklarata e Malit të Zi, janë faktike dhe juridike, Kosova ka problemet e saj. Të shohim si do të veprojë kryeministri, nëse është interes të Kosovës do të jemi unik. Historia është histori e realiteti është realitet. Në jemi në një mes shtetesh që po përpiqemi që të kemi raporte miqësore. Jemi në një mes të Aleancës së Atlantikut, e cila sot ose nesër do të fus Kosovën nën ombrellën e NATO-së. Koha e konflikteve është larg nesh”, tha ai.

Haliti ka folur edhe për prishjen e koalicionit me LDK-në.

“Mendimi im ka qenë kundër prishjes së koalicionit. Kanë qenë problemet e vendimmarrjes në qeveri dhe ka qenë një kërkesë e PDK-së dhe tani me s’ka arsye të diskutohet më ky problem. Tani kemi një qeveri të votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kjo tani duhet të diskutohet, duhet apo jo kritikuar punën e qeverisë dhe Kuvendit. Koalicioni i që ishte ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ka funksionuar mirë, por më vonë u shfaqën ato probleme”, tha Haliti.

Ai bëri me dije se ka pritur që do të zgjas më shumë bllokada politike. “Sidoqoftë është sukses i koalicionit parazgjedhor që ka arritur të krijojë institucionet. Nuk është e kënaqshme që kemi kaq deputetë, pra më pak, por ky është realiteti. Unë pres që kjo qeveri të punojë në zhvillimin ekonomi, luftimin ndaj korrupsionit dhe krimit, të angazhohet për zhvillimin e arsimit, shëndetësinë etj”, tha  Haliti.

Haliti për gjuhën që është përdorur në Parlament, Haliti ka thënë se deputetët nuk kanë të drejt të përdorin thirrje. “Çfarëdo gjuhet që është jashtë rregullave është gjuhë jo parlamentare. Të gjithë të zgjedhurit jemi zgjedhur për punë, jo për tu rrahur”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat