Lufta atomike për Kimin do dukej racionale, a është e gatshme SHBA të "shkëmbejë" San Francisco për Phenianin? - Bota Sot
Lufta atomike për Kimin do dukej racionale, a është e gatshme SHBA të "shkëmbejë" San Francisco për Phenianin?

Aktuale

E martë, 17 tetor 2017

Lufta atomike për Kimin do dukej racionale, a është e gatshme SHBA të "shkëmbejë" San Francisco për Phenianin?

Nga: Fitim Dika Më: 15 shtator 2017 Në ora: 23:25
ilustrim

Korea e Veriut ka arritur të krijojë bombën hidrogjenike dhe raketa ndërkontinentale - por a do i përdorë ndonjëherë regjimi? Me testin e fundit raketor, Kim Jon Un ka treguar sesi do fillonte një luftë atomike, shkruan “Der Spiegel”.

Në shikim të parë testimi më i ri raketor i Koresë Veriore nuk ishte shumë spektakulat: Raketa me distancë të mesme Hwasong-12 ishte përdor disa herë më parë. Por kësaj here fluturoi mbi një aeroport dhe vetëm pas 3700 kilometra ra në det. Me këtë jepet sinjal i qartë ndaj bazës amerikane në Guam, që është vetëm 3400 kilometra larg.

Gjithsesi eksperti i raketeva, Markus Schiller, tregon se Hwasong-12 ka saktësi sulmi prej 10 deri 20 kilometra. Kjo tregon se Guami do pësonte dëme të konsiderueshme në rast lufte.

Poashtu regjimi koreanoverior ka lëshuar një sinjal te fuqitë ndërkombëtare se do ishte e gatshme të shfrytëzonte arsenalin bërthamor në rast rreziku. Sulmi atomik është racional për Kimin dhe kjo na kujton drithërimat e luftës mes Indisë dhe Pakistanit.

Megjithatë Kim Jong e dijë që nuk do mund të fitonte një luftë kundër Koresë Jugore dhe SHBA. Por dilema e tij "Use it or lose it" - ka kuptimin - shfrytëzoje bombën ose humbe atë, sëbashku me gjithë pushtetin dhe jetën e tij.

Image

San Francisco për Pjongjang?

Në fakt SHBA ka një sistem mbrojtës raketor. Por nuk është e sigurtë nëse ky sistem është qindpërqintë i sigurtë - veçanërisht nëse Korea Veriore menjëherë do lëshonte shumë raketa. Atëherë ka frikë reale që një metropol amerikan të kthehej në shkretëtirë. A do rrezikonte qeveria amerikane për të “shkëmbyer” San Francisco kundrejt Pjongjang?

Qeveria amerikane ka pranuar që në 3 shtator Korea Veriore ka konstruktuar një bombë hidrogjenike 250 deri 350 Kilotonë TNT, 18 deri 27 herë më e fuqishme sesa bomba atomike në Hiroshimë. Kjo tregon se një përdorim i një bombe hidrogjenike mund të vriste një milion njerëz menjëherë dhe në të njëjtën kohë do plagoste 2.7 milion persona.

Image

Profesori i Universitetit Stanford, Scott Sagan, tregon se ka përfunduar koha e ndonjë sulm të suksesshëm amerikan mbi Korenë Veriore. Shpresa është të veprohet si dikur me Bashkimin Sovjetik - dhe me “durim dhe vëmendje të pritet, që regjimi Kim të kollaborojë si pasojë e dobësisë ekonomike dhe politike.”

Pyetja është, nëse Donald Trump është në gjendje për të luajtur durimtarin./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test