Kryetarja e komunës së Preshevës uron Haradinaj

Aktuale

Kryetarja e komunës së Preshevës uron Haradinaj

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:40
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përgëzuar kryeministrin Ramush Haradinaj, me rastin e marrjes së detyrës në krye të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të tij do të japë kontribut për zgjidhjen e problemeve jetësore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës dhe ata të komunës së Preshevës.

“Roli dhe pozita e kryeministrit të Kosovës nuk është privilegj por përgjegjësi. Unë si kryetare e komunës së Preshevës, jam e bindur në gatishmërinë Tuaj që do të jepni kontributin e pa rezervë për zgjidhjen e problemeve jetësore me të cilat përballen qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të komunës së Preshevës”, thuhet në urim.

Sinanaj ka thënë se qytetarët e Komunës së Preshevës në veçanti dhe të Luginës në përgjithësi e shohin mundësi të artë rolin e Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj, që shqiptarët e kësaj treve të gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë pakicat tjera në Serbi.

“Besoj në vullnetin Tuaj për të pasur bashkëpunim vëllazëror për shumë tema të ndjeshme që kërkojnë zgjidhje të përbashkët. Kontributi Juaj i pashtershëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, është ndihma më e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë kryetarja e Komunës së Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat