Filloi punimet Sesioni i 72 të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me seancën : “Me popullin e botës"

Aktuale

Filloi punimet Sesioni i 72 të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me seancën : “Me popullin e botës"

Nga: Beqir SINA - OKB Nju Jork, raport i posaçëm për Bota sot Më: 16 shtator 2017 Në ora: 16:24
Asamblesë së Përgjithshme, gazetari ynë Beqir Sina

OKB – NJU JORK : Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, dje sapo ka nisur punimet e saj në selinë e kësaj organizate në Nju Jork, punime këto që zgjasin disa javë. Debati i përgjithshëm zhvillohet nga shumica e shteteve që do të kenë një përfaqësuesit e tyre, për të folur para Asamblesë së Përgjithëshme për çështjet në lidhje me vendin e tyre dhe shpresat për vitin e ardhshëm, si për atë që do të bëjë me OKB. 

Kjo është parë gjithmonë nga vendet anëtare si një mundësi që të ato mbajnë fjalime, dhe ligjerata mbi çështjet ndërkombëtare të shqetësimit të tyre. Debati i Përgjithshëm do të fillojë më 23 shtator dhe do të përfundojë në afat të till më 1 tetor me përjashtim të 28 shtatorit, një ditë pushimi të dielën.

Gjatë 72 vjetëve të kaluar, OKB-ja dha kontribut të pashlyeshëm për ruajtjen e paqes në botë dhe për nxitimin e zhvillimit. Mirëpo, me kalimin e kohës, dalin në pah pandërprerje edhe disa probleme në vetveten e OKB-së, siç janë fryrja e organikave, rendiment i ulët i punës, vjetërimi i disa organikave etj. Disa vende kritikojnë OKB-në se nuk u kushton vëmentje të mjaftueshme sferave të zhvillimit, nuk ka qenë në gjendje të zbutte konfliktet rajonale dhe të parandalonte shpërthimin e luftës. Sidomos, ato përballë kërcënimeve dhe sfidave të shumta, që i parashtrohen botës së sotme, ku tani po kërkohen edhe refoma të OKB-së, që Sekretari i Përgjitshëm, i sapo zgjedhur, portugezi Antonio Gutierrez thotë se është bërë një problem i ngutshëm.

Sesioni Shtatëdhjetë e dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u hap kësaj rradhe më 12 shtator 2017 kur është zgjedhur edhe Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai është një përfaqësues nga Europa lindore, dhe njihet si ish kryediplomati i republikës Sllovake, Miroslav Lajçak.

Image

”OKB u krijua për njerëzit," tha Miroslav Lajçak në fjalimin e tij të parë si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme. "Njerëzit që kanë nevojë për OKB-në më shumë nuk janë të ulur sot në këtë sallë. Ata nuk janë të përfshirë në negocimin e rezolutave. Ata nuk marrin fjalën në ngjarje të nivelit të lartë. Është një nga detyrat e Asamblesë së Përgjithshme, që të sigurohet se zërat e tyre ende mund të dëgjohen ".

Përpara hapjes së sotme, diplomati i karrierës nga Sllovakia dha një intervistë për Televizionin UN TV, ku ai foli për OKB-në, për shpresat e tij, gjatë qëndrimit njëvjeçar duke pasur në fokus të tij parandalimi i konfliktit dhe migrimi, të cilat ai premtojë se do të ishin në krye të axhendës së tij, njëvjeçare si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme.

Në fjalimin hapës në cilësinë e kryetarit të AP, ai vuri në dukje se ndërsa ishte "e pamundur" të zgjidhet një prioritet për OKB-në që të përqëndrohet në këtë vit, synimi i tij do të jetë të përpiqet për ekuilibrin, në mënyrë që të gjitha pikat e këndvështrimit të përfaqësohen.
Ai gjithashtu theksoi cilësinë dhe transparencën në punën e tij të ardhshme.

Image

Z. Lajçak i cili mori sipas rotacionit presidencën, një javë para fillimit të debatit të Asamblesë së Përgjithshme të nivelit të lartë dhe tha se shpresonte që 193 Shtetet Anëtare të OKB-së që marrin pjesë në Sesionin e 72-të, do të trajtojnë njëra-tjetrën me diplomaci dhe respekt të ndërsjellët.
Duke folur me gazetarët dje pasdite në hapje të Sesionit të 72 -të, Lajçak përsëriti rëndësinë e përdorimit të “qeverisë” botërore, Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën.

Duke ju drejtuar hapjes së Asamblesë së Përgjithshme, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres gjithashtu theksoi rëndësinë e përqëndrimit në njerëzit në punën e OKB-së dhe nënvizoi reformat e tij të propozuara për të përmirësuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara OKB.

"Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë me të drejtë ndryshimin dhe kërkojnë që qeveritë dhe institucionet të bëjn atë në mënyrë demokratike e miqësore", tha ai. "Ne të gjithë pajtohemi se Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë edhe më shumë për t'u përshtatur dhe për të ofruar. Ky është qëllimi i propozimeve të reformës që do të shqyrtojë edhe kjo Asamble në Sesionine saj të Shtatëdhejtë e dytë ".

Ai shtoi se një ndryshim kyç brenda dhe përtej OKB-së duhet të jetë fuqizimi i grave dhe vajzave anembanë botës dhe theksoi udhërrëfyesin e tij për arritjen e barazisë gjinore, në të gjithë globin.

Fillimi zyrtarisht i Sesionit të 72-të, të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në New York, nën udhëheqjen e ish kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajcak, President i ri i Asamblesë së Përgjithshme, me iniciativë e Australisë dhe Ghanës, nisi me agjendën për të futur në rend të ditës, një ban mbi” Përgjegjësinë për të mbrojtur dhe parandaluar krimet e luftës, pastrimin etnik i njohur ndryshe R2P -Responsibility to Protect, e cila u votua me 113 vota për, 21 kundër dhe 17 abstenime. 

Ndërkaq, Serbia, e akuzuar deri në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, në ish “Jugosllavi”, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë,  abstenoi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat