Ministri Ismaili: Është koha ta rrisim llogaridhënien në shëndetësi

Aktuale

Ministri Ismaili: Është koha ta rrisim llogaridhënien në shëndetësi

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:09
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi sot në Mitrovicë, se është koha që shteti ta rrisë mbështetjen për shëndetësinë, kurse punëtorët shëndetësor transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe llogaridhënien.

Ai gjatë një vizite që i bëri spitalit të përgjithshëm “Dr. Safet Haxhibeqiri”, ka biseduar me drejtuesit e këtij spitali për punën që bëhet, sfidat dhe nevojat e tij.  Gjithashtu, ministri ka vizituar edhe pacientë në repartin e emergjencës.

“Vetë nuk mund ta bëjmë këtë, por bashkërisht. Unë jam sot këtu për t'i siguruar stafin dhe pacientët se ne do të jemi mbështetja e tyre, ndërkohë që vetë mesazhi i kësaj vizite është sigurimi që pacientët t'i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësor”, tha ministri Ismaili, duke siguruar se logoja e punës së tij dhe e ministrisë që ai drejton do të jetë pacienti.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Hamëz Berisha, falënderoi ministrin Ismaili për vizitën dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë spital dhe stafin e saj, ndërkohë që shprehu zotimin se do të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre dhe presin mbështetje.

Berisha ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet institucioni që ai drejton dhe ka kërkuar mbështetje për hapjen e repartit të pediatrisë në kuadër të këtij spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat