Thaçi: Të gjitha partitë kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre

Aktuale

Thaçi: Të gjitha partitë kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:41
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se deri në ditën e konsolidimit të Qeverisë, të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre.

‘Deri në ditën e ndërtimit të koalicionit të gjithë i kanë lutur Listën Serbe që të jenë pjesë e tyre. Unë jam takuar me Listën Serbe dhe më kanë treguar qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ajo është mirë.

Pastaj është vendim i tyre se me kë të futen në koalicion.

Është e drejtë legale, është e drejtë legjitime politike”, tha Thaçi për RTK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat