Sot bëhet obduksioni i 16 vjeçarit të vrarë në Prishtinë

Aktuale

Sot bëhet obduksioni i 16 vjeçarit të vrarë në Prishtinë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:24
Aulon Zeka

Trupi i pajetë i 16 vjeçarit të vrarë dje në Prishtinë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu kryer obduksioni.

Trupi i tij është gjetur dje rreth orës 11:00 nga Policia e Kosovës, kurse dyshohet se u qëllua me katër plumba.

Obduskioni i trupit të ndjerit pritet të bëhet sot.

Këtë e ka kofnrimuar Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai ka thënë se sot do të kryehn ekzaminimet e nevojshem. Aulon Zeka ka jetuar në “Kodrën e Trimave” afër shkollës Zenel Hajdini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat