Imeraj, Patriarkut serb: Kërko falje për gjenocidin serb në Kosovë!

Aktuale

Imeraj, Patriarkut serb: Kërko falje për gjenocidin serb në Kosovë!

Nga: Bota sot Më: 17 shtator 2017 Në ora: 12:38
Shkodran Imeraj

Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë së Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së patriarkut serb Irinej, i cili ka thënë se Serbia duhet të kthejë sa më shumë serbë në Kosovë me ndihmën e Rusisë.

Imeraj në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Irinej duhet të kërkojë falje për gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, deklarata e patriarkut serb, ka për qëllim vetëm destabilizimin e Kosovës dhe më gjerë.

Më poshtë reagimi i plotë i Imerajt:

Patriku Irinej, është mirë që të kërkoj falje për gjenocidin serb në Kosovë

Deklarata e Patrikut serb Irinej dhenë për gazetën “Novosti”, e i cila benë thirrje për kthimin sa me të madh të serbëve në Kosovë, duke kërkuar me këtë rast edhe ndihmën e Rusisë, nuk është gjë tjetër vetëm tentim për të destabilizuar rajonin e gjerë të Ballkanit e posaçërisht Kosovën.

Patriku i cili fshihet nën petkun e fesë, duhet të beje thirrje për paqe e për tejkalim të situatës së brishtë në mes të shqiptarëve e serbëve, dhe ai si drejtues kryesor i kishës serbe duhet të gjej kurajën që në emër të kishës dhe popullit serb të kërkoj falje dhe të ndjen dhembje për gjenocidin që e shkaktoj pushtimi serb në Kosovë gjatë gjithë periudhës 1912-1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat