Pasdite bëhet varrimi i të riut nga Prishtina që u vra dje

Aktuale

Pasdite bëhet varrimi i të riut nga Prishtina që u vra dje

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:15
Aulon Zeka

Pasditen e kësaj së diele në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri do të bëhet varrimi i të riut Aulon Zeka që u gjet i vdekur dje në kryeqytet.

Familja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 17:00.

16 vjeçari është gjetur të shtunën pa shenja jetë në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje dhe se ende nuk ka njoftim se është arrestuar dikush në lidhje me këtë krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat