Zafir Berisha, VV-së e LDK-së: Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61-ti për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Zafir Berisha, VV-së e LDK-së: Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61-ti për rrëzimin e qeverisë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:09
Zafir Berisha

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, që në këto zgjedhje ishte pjesë e koalicionit fitues PAN, u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK që të mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka thënë se nëse këto dy parti mbledhin 60 vota, atëherë ai do t’ua ofronte votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Për VV dhe LDK. Bëni 60 vota që të kontribuoj si i 61 për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook.

Këtë deklarim Berisha si duket e ka bërë i indinjuar me vendimin e KQZ-së për të decertifikuar atë nga gara për të parin e Prizrenit.

Ai tha se dëshiron t’ia dëshmojë Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së, se “për 45 ditët e ardhshme a do e ‘respektoj’ ligjin për zgjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat