Zafir Berisha u bëri thirrje për ta rrëzuar Qeverinë, vjen përgjigjja e parë nga Vetëvendosje

Aktuale

Zafir Berisha u bëri thirrje për ta rrëzuar Qeverinë, vjen përgjigjja e parë nga Vetëvendosje

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:02
Zafir Berisha

Thirrjes së Zafir Berishës drejtuar LVV’së e LDK’së që ti bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, ju ka përgjigjur deputetja e LVV’së, Drita Millaku.

Në thirrjen e tij, Berisha, i ka premtuar dy partive respektive se do të jetë vota e 61 nëse ata arrijnë ti bëjën 60 vota për ta rrëzuar qeverinë, me qëllim që të shohin se sa do ta respektoj ligjin Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, mbi kandidatët.

Image
Drita Millaku

E për rrjedhojë, Drita Millaku, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LVV’së, i ka bërë thirrje Berishës që ti bashkohet duke filluar nga Prizreni.

“Zafir Berisha paska kerku që ti bëjmë 60 vota e ta rëzojmë qeverinë.

Përgjigje: Zafir nëse e ke seriozisht hajde bëhemi bashkë ia fillojmë nga Prizreni“, ka shkruar në mes tjerash në profilin e saj në facebook, deputetja në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat