Vdekja në QKUK për të cilën raportoi sot policia, ka ndodhur para dy javësh

Aktuale

Vdekja në QKUK për të cilën raportoi sot policia, ka ndodhur para dy javësh

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:30
QKUK

Është raportuar edhe për një vdekje të dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vdekja ka ndodhur më 2 shtator, kurse, policia është njoftuar dy javë më vonë. Zyrtarët e QKUK’së kanë thënë se ky rast nuk ka të bëjë me dyshimet e përdorimit të gazit medicinal i dërguar nga një kompani e palicencuar

Një burrë i ka denoncuar mjekët e QKUK’së në Polici dy javë pasi i ka vdekur gruaja pas një operimi. 

Sipas raportit të Policisë, gruaja kishte vdekur më 2 shtator ndërsa rastin e ka paraqitur më 15 shator. 

“QKUK-Prishtinë, më 02.09.2017 -21:05. Më 15.09.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete.  Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.  Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti i vdekjes së gruas pas operacionit është bërë pasi ndodhën katër vdekje të dyshimta javën e kaluar, ku nisën edhe hetimet e Prokurorisë.

Sidoqoftë, Drejtori i Shërbimit Klinik Spitalor të QKUK’së, Curr Gjocaj thënë se rasti nuk ka të bëjë me vdekjet e ndodhura një javë më parë mbi të cilat hodhën dyshime se kanë ndodhur si pasojë e gazit medicinal Oksidull (N20). 

“Nuk i dimë detajet e këtij rasti. Por nuk kanë lidhje me rastin e dy vdekjeve të dyshuara nga gazi oksidul ku për hir të së vërtetës Kosova që nga paslufta pa ndërprerje as një momente të gjitha spitalet publike e private por edhe kujdesi parësor kur ka nevojë janë furnizuar që e zotërojnë këtë treg që nga paslufta”, ka thënë të dielën Gjocaj për median.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat