Policia e Kosovës ka caktuar masën e arrestit për dy persona të mitur, në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtins, Agron Borovci ka thënë se të dy janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.
“Ndërlidhur me hetimin e këtij rasti në orët e mbrëmjes ndaj 2 personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar më tej në fazat tjera të procesit hetimor”, ka thënë Borovci.
“Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse te njejtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci