Pas përplasjes, Haradinaj fton në takim gazetarët

Aktuale

Pas përplasjes, Haradinaj fton në takim gazetarët

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:11
Haradinaj dhe Lekaj

Pas përplasjes verbale që pati me një nga gazetaret për shkak të një pyetjeje që ajo bëri rreth çështjes së Demarkacionit, Kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar sot një takim me gazetarët në Ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim mes Kryeministrit Haradinaj e gazetarëve të cilët përcjellin aktivitetet e Qeverisë fillon në ora 18:00.

Zyra e informimit e Qeverisë së Kosovës njofton se takimi do të ketë karakter bashkëbisedues me kryeministrin Ramush Haradinaj për të gjitha temat dhe interesat e gazetarëve.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ngriti polemika kur të mërkurën e javës së kaluar, gjatë një konference për media, pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës iu drejtua të pranishmëve me fjalët:

”Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat