Rasti i vrasjes së Aulon Zekës kalon në Departamentin për të mitur

Aktuale

Rasti i vrasjes së Aulon Zekës kalon në Departamentin për të mitur

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:14
Aulon Zeka

Mbrëmjen e së dielës policia në Prishtinë arrestoi dy persona, një femër dhe në mashkull, të dyshuar në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës.

Policia konfirmoi se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, që të dy të moshës së mitur, ndërsa sot Prokurori i këtij rasti, Valdet Gashi, tha se kjo lëndë tashmë ka kaluar tek Departamenti i Prokurorisë së rasteve për të mitur.

Tutje Gashi ka thënë se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është dhe afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dal para Gjykatës.

16 vjeçari Aulon Zeka, u gjend i vrarë në afërsi të shkollës ”Model”,  në mesditën e së shtunës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së të dielës.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Meida ka raportuar më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zeka është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.

Mësohet edhe se vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat