Sonte ndizen qirinj për Aulon Zekën

Aktuale

Sonte ndizen qirinj për Aulon Zekën

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:57
Aulon Zeka

Sonte në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” do të ndezin qirinj për Aulon Zekën, 16 vjeqari që u gjet i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media që është dërguar nga familja dhe miqtë e Aulon Zekës, kërkohet që me ndezjen e qirinjve të ngritet zëri kundër fenomeneve të tilla.

“Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët.Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër”, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar dy të mitur(një djalë dhe një vajzë) si të dyshuar për vrasjen e Aulonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat