Pas një jave, Haradinaj u kërkon falje gazetarëve, thotë se është në një stres të madh

Aktuale

Pas një jave, Haradinaj u kërkon falje gazetarëve, thotë se është në një stres të madh

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:52
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u ka kërkuar falje gazetarëve në vend për fjalorin e tij të përdorur ditë më parë.

Ai ka ftuar një konferencë për tu adresuar para mediave, ku ka pranuar se ka përdorur fjalor jo adekuatë ndaj gazetarëve.

“Ky është gjest i vogël edhe shenjë falënderimi të punës që bëni dhe kërkimfaje për fjalorin tim të ditëve më herët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është në stres të madh për shkak që siç ka theksuar situatës jo të mirë në vend.

“Jam me një stres të madh, gjendja në vend nuk është e mirë, është e vështirësuar”.

Ai ka përmendur gjendjen në shëndetësi e fusha tjera, po në theks e ka pasur energjinë.

“Nëse e mendoni lajmin që dukë hyrë në dimër mund të hyjmë në kollpaks energjentik, që përvecc energjisë do të humbnim 500 mijë euro në ditë”.

“Detyra ime dhe atyre që punojmë me mua është ta bëjmë diferencën”, ka pohuar kryeministri Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat