Armend Zemaj tregon se cila do të jetë zgjidhja për Demarkacionin

Aktuale

Armend Zemaj tregon se cila do të jetë zgjidhja për Demarkacionin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:13
Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas procedurave ligjore nëse marrëveshja e arritur kohë më parë mes Kosovës dhe Malit të Zi është e papranueshme, ajo mund të anulohet vetëm në Qeveri dhe nuk ka nevojë të shkojë në Kuvend.

“Atë marrëveshje mund ta anulojë Qeveria dhe të kërkoj llogari nga komisioni paraprak sipas normova ligjore që janë, pra për gabimet eventuale që janë bërë për humbje apo mos humbej të territorit. Kështu që Kuvendi nuk e ka asnjë involvim në ketë rast nëse krijohet Komisioni i ri dhe nëse zhvleftësohet ajo marrëveshje nga vet Qeveria si nënshkruese e saj”, tha Zemaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tha Zemaj nuk janë të informuar zyrtarisht për ndonjë Komision të ri që do të punonte për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Tash është vendim i ri ajo që kemi dëgjuar se do të shkarkohet një komision të formohet një komision i ri dhe kjo nënkupton se ajo marrëveshje ka rënë poshtë. Kuvendi është jashtë kësaj vendimmarrje, nuk ka të bëj asgjë në këtë moment me një vendimmarrje të tillë”, tha Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat