Qeveria në duart e një deputeti

Aktuale

Qeveria në duart e një deputeti

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 08:06
Qeveria

Qeveria Haradinaj ende pa mbushur muajin e plotë po përballet me presion nga LDK-ja dhe VV-ja si parti opozitare.
Ato kanë kritikuar qeverinë që nuk ka program qeverisës, dhe janë shprehur të bindur se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk do të ketë jetë të gjatë.

Në seancën e Kuvendit ku u votua qeveria, pro kishin votuar 61 deputetë, pra qeveria u zgjodh me votat minimale në Kuvend, kjo pasi deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha në momentin e fundit kishte abstenuar.

Pikërisht, Berishadeklaroi se nëse LDK dhe VV i bëjnë 60 vota, ai do ta jap votën e 61-të për rrëzimin e Qeverisë, shkruan lajmi.

Me inkuadrimin e Behgjet Pacollit në qeveri, aktualisht koalicioni PANA i ka vetëm 60 vota në Parlament, pasi Imet Rrahmani e zuri vendin e të parit të AKR-së.

Këto shifra dalin pa votën e Teuta Rugovës, që në seancën konstituive, e as në atë ku o votua qeveria nuk mori pjesë.

Nga grupi i AKR-së, ishte larguar edhe Korab Sejdiu i cili tani është deputet i pavarur.

Nëse bëhen disa llogari, del se “jeta” e qeverisë Haradinaj varet nga duart e një deputeti i koalicionit PAN+AKR.

Kjo pasi, Lëvizja Vetëvendosje i ka 32 deputetë në Kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 26. Nëse llogaritet edhe Korab Sejdiu si i pavarur, dhe Zafir Berisha që u deklarua publikisht se do ta rrëzonte qeverinë, atëherë për rrëzimin e kësaj qeverie janë 60 deputetë.

Përkundër kësaj, Haradinaj dhe zyrtarët e kabinetit qeveritar janë shprehur të bindur se kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund.

Lideri i AAK-së, qysh sot e pranoi se ka strese të shumta pasi gjendja në vend nuk është mirë.

Dy sfidat e para me të cilat po ballafaqohet janë me Nenad Rikalon që po akuzohet për maltretime në luftë dhe tema e Demarkacionit.

Ndryshe, qeveria Haradinaj dje votoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, 2017-2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat