LB: Demarkacioni sa më shpejt të procedohet në Kuvend

Aktuale

LB: Demarkacioni sa më shpejt të procedohet në Kuvend

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:01
Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim thërret Qeverinë e vendit që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale dhe të mos humb kohë me krijimin e komisioneve të reja, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi.

" Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare", thuhet në një njoftim nga LB.

Sipas Lëvizjes për Bashkim vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar. 

Sa më shumë që politika të vonohet me këtë proces, aq më shumë do t’i rrisë tensionet e brendshme politike dhe do t’i dënojë qytetarët e vendit me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat