Vjen zotimi i parë nga LDK’ja për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Vjen zotimi i parë nga LDK’ja për rrëzimin e qeverisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:36
Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar ‘Qeverinë Haradinaj’ se së shpejti mund të fillojë një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë pas kërkesës së deputetit të koalicionit PAN, Zafir Berisha.

Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së ka thënë sot për Insajderin se në mundësinë e parë partia e tij së bashku me partnerët e tjerë opozitarë  do të reagojnë me mocion mosbesimi.

“Qëndrimi jonë pro çdo koalicioni që bënë bën qeveri shqiptare dhe garanton qeveri shqiptare. Shkrimin e Berishës për rrëzimin e qeverisë nuk e kom pa si kërkesë, më shumë si kusht  se ai thotë nëse bahen LDK dhe VV bashkë i bëjnë 60 vota”.

“Në këtë rast unë besoj se LDK si opozitë është ka funksionon dhe në rrethanat e parë politike do të reagojmë me mocion mosbesimin sepse është një rregull në politikë që qysh vjen qashtu edhe shkon kështu që definitivisht pres që kjo qeveri të rrëzohet përmes mocionit”, ka thënë Haziri.

Më tej Haziri ka thënë se deri më tani për rrëzimin e qeverisë janë 59 deputet, ndërsa Haziri shprehet skeptik nëse Korab Sejdiu, ish-deputeti i AKR-së do të votojë për rrëzimin e qeverisë.

“Ne i kem 58 vota me Zafir Berishën i kemi 59 kështu që na duhet edhe dy deputet. Ndërsa për Korab Sedjiun kam frik se i ka mbetet nostalgjia ende tek Bengjet Pacolli. Në këtë fazë jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale, kurdo që e vlerësojmë bashkërisht mund ta iniciojmë dhe mundë ta realizojmë së bashku”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat