Haradinaj i lidh milionat nga Amerika me shpresën për jetë më të mirë

Aktuale

Haradinaj i lidh milionat nga Amerika me shpresën për jetë më të mirë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:07
Selimi e Haradinaj

Pasi Kosova fitoi 49 milionë dollarë nga Amerika, Ramush Haradinaj tha se me lajme të tilla të rinjtë duhet ta bëjnë jetën në Kosovë.

Në një konferencë për gazetarë ku doli bashkë me Petrit Selimin, koordinatorin e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe përfaqësues të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Ramush Haradinaj e cilësoi lajm të mirë për Kosovën ndarjen e 49 milionë eurove nga kjo organizatë.

“Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë mund ta bëjnë jetën në Kosovë, e jo me mbyt shpresën”, tha Haradinaj.

Petrit Selimi, koordinatori i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, tregoi se një fond ku do të derdhen 49 milionë dollarët do të krijohet në fund të vitit dhe këto para sipas tij do të shfrytëzohen për efiçiencë të energjisë dhe sundim të ligjit.

Marrëveshjen me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit e nënshkroi Presidenti Hashim Thaçi më 13 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat