MPMS-BB: Do të krijohen grupe punuese për zhvillimin e programeve për Kosovën

Aktuale

MPMS-BB: Do të krijohen grupe punuese për zhvillimin e programeve për Kosovën

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:16
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe drejtori i Bankës Botërore në Prishtinë, Marco Mantovanelli

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe drejtori i Bankës Botërore në Prishtinë, Marco Mantovanelli, sot gjatë një takimi u pajtuan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese për zhvillimin dhe avancimin e ideve dhe programeve me interes për Kosovën në fushën e politikave sociale.

Në këtë takim ishte edhe ekipi i Bankës Botërore që përkrahin implementimin e projektit “Western Balkan Jobs technical Assistance Umbrella Facility for Gender Equality”, përfaqësuar nga Stefanie Brodmann dhe Dorothee Chen.

Ministri Reçica falënderoi mysafirët për mbështetjen e Bankës Botërore në ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të shumta në Kosovë ndër vite.

Në takim u bisedua për sfidat që ka kjo ministri në të ardhmen, si dhe për projekte dhe ide të përbashkëta mes MPMS dhe Bankës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat