Zafir Berisha: Nuk e nxjerri lehtë flamurin e bardhë, “Klani Pronto” qëndron prapa decertifikimit tim

Aktuale

Zafir Berisha: Nuk e nxjerri lehtë flamurin e bardhë, “Klani Pronto” qëndron prapa decertifikimit tim

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:33
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në një intervistë ka thënë se vendimi i KQZ-së për decertifikimin e tij nga gara është bërë me ndikim të politikës.

“As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se janë atakuar nga njësitet e Klanit Pronto, pasi që sipas tij nuk kanë mundur të pranojnë një fitore të Nismës në Prizren.

Berisha ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e KQZ-së, dhe pret që nesër të merr përgjigje në ankesën e tij.

“Nëse ka drejtësi në Kosovë unë do të jem pjesë e garës së 22 tetorit”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Deputeti i Nismës ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë edhe Kosovën në rast se ai dëmton imazhin e Kosovës.

“Në rast se Zafir Berisha me një gjobë prej 140 euro që ka pas para dy tri viteve dëmton imazhin e Kosovës, atëherë jam në gjendje me u largu vetëm nga gara por edhe nga Kosova”, u shpreh Berisha.

Ai shoti se nuk dorëzohet lehtë.“Nuk jam ai që lehtë e nxjerri flamurin e bardhë dhe dorëzohem”, tha Berisha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat