Hungaria mbështet Kosovën në perspektivën e saj evropiane

Aktuale

Hungaria mbështet Kosovën në perspektivën e saj evropiane

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:39
Laszlo Markusz dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë evropiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz., të cilin e falënderoi për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.

Ndërsa, diplomati hungarez përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën evropiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat