Pacolli takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

Aktuale

Pacolli takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:47
Pacolli takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së, takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines.

“Në vazhdën e takimeve të ngjeshura në takimet e rregullta të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takuam në një takim dy-palësh edhe me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines. Shprehëm gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin tonë për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve.  Shumë optimist që autoritetet e këtij vendi të lëvizin në drejtim të njohjes së Republikën e Kosovës në javët në vijim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat