I biri i të zhdukurit nga Pokleku i Drenasit, pyet Haradinajn për Nebojsha Trajkoviçin

Aktuale

I biri i të zhdukurit nga Pokleku i Drenasit, pyet Haradinajn për Nebojsha Trajkoviçin

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2017 Në ora: 09:23
Ramush Haradinaj

Akuzat e qytetarëve të Prishtinës drejt ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo, për keqtrajtimin e tyre gjatë vitit 1999, kanë nxitur reagime të shumta.

Politikanë, pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë, kanë kërkuar shkarkimin e tij, por kryeministri Ramush Haradinaj i ka dal në mbrojtje, duke thënë se Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të bëra, nuk kanë gjetur se Rikalo ka kryer ndonjë krim.

Në debatin për ministrin serb, është inkuadruar edhe biri i një të zhdukuri nga Pokleku i Ri i Drenasit, Arianit Hoti, përcjell Bota sot.

Hoti, në një postim në Facebook, ka ironizuar me Haradinaj, duke ia propozuar për ministër Nebojsha Trajkoviçin, për të cili ka thënë se është përgjegjës për zhdukjen e babait të tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Hotit:

Ramush, propozim për Minister, Nebojsha Trajkovic apo i njohur si "Llutka".

Përndryshe, ky është përgjëgjës për zhdukjen e 9 personave(mesin e tyre edhe Babai im dhe dy dajallarët e mi) nga lagja e Poklekut të Ri, të Drenasit, si dhe përgjëgjës për shumë krime tjera.

Çka po menon Ramush?/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat